Dr. Enri Kaçi
Reumatologe & Specialiste e Mjekësisë së Brendshme
Specialiste në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatike dhe autoimune — duke u shërbyer pacientëve në Tiranë dhe Durrës, Shqipëri.

Një karrierë e kushtuar rivendosjes së lëvizjes dhe mirëqenies
Dr. Enri Kaçi është mjeke e specializuar në reumatologji, me përkushtim të veçantë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve reumatizmale. Ajo udhëheq klinikën diagnostike Alpha Diagnostic në Durrës dhe vijon specializimin pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
E çertifikuar nga EULAR për sëmundjet reumatizmale dhe ekografinë muskuloskeletale, Dr. Kaçi aplikon standarde ndërkombëtare dhe teknika moderne për një diagnozë të saktë dhe trajtim të personalizuar.
Praktika e saj mjekësore ndërthur reumatologjinë klasike me mjëkësinë funksionale, integrative dhe regjenerative, si dhe mjëkësinë e rehabilitimit, duke ofruar një qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve.
Ajo është gjithashtu aktive në kërkimin shkencor, me prezantime në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e vazhdushëm të fushës së reumatologjisë.
- Sëmundjet reumatizmale
- Ekografia muskuloskeletale
- Imazheria reumatologjike

Gjendjet që trajtoj
Klinika Alpha Diagnostic, Durrës
Rruga Taulantia, Durrës
Gati të bëni hapin e parë?
Rezervoni konsultimin
tuaj
në Tiranë ose Durrës
Nëse po përjetoni dhimbje kyçesh, jeni diagnostikuar së fundmi ose po kërkoni një mendim të dytë — jam këtu për t'ju ndihmuar.